Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, ku një person ka hapur zjarr duke vrarë tre studentë.
Policia ka bërë me dije se autori i ngjarjes, i cili u vetëvra, ishte 43-vjeç, ndërsa nuk dihet motivi i sulmit. Po ashtu, nga sulmi me armë, pesë persona mbetën të plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Ky ka qenë me të vërtetë një makth që po jetojmë sonte,” tha Zëvendës Shefi Chris Rozman i forcës policore të universitetit.
Të gjitha aktivitetet e kampusit janë anuluar për të paktën 48 orë. East Lansing shtrihet rreth 70 milje (112 km) në veri-perëndim të Detroitit.
