“Këtu tek rruga e plastikave në Shkup mbrëmë rreth orës 23:40 minuta siç njoftojnë nga MPB ka pasur të shtëna me armë zjarri nga ku ka mbetur i vdekur A.I. 29v, dhe dy të plagosur O.B. 19v, dhe A.T. 24.”, Fazile Halili – gazetare TV21.
Nga dëmet që ka pësuar kjo veturë, kuptohet që ka pasur të shtëna të shumta. Xhama të shkatërruar, ndërsa një palë atlete kanë mbetur aty afër.
Pas disa minutave banorë të shumtë u mblodhën në vendngjarje për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.
Pasi ishin dërguar në spital tre të rinjtë, u bë e ditur se njëri prej tyre, gjegjësisht AmarIsmani nuk ka mundur i mbijetoi plagëve dhe ka ndërruar jetë.
“Djaloshi 29 vjeçar për fat të keq ndërroi jetë, ndërsa djaloshi 18 vjeçar u konstatua se ka lëndime të caktuara por në vetëdije dhe menjëherë bëmë intervenim kirurgjik me ç’rast u mënjanua predha në anën e djathtë të kraharorit si dhe u sanuan lëndimet, u mënjanua një pjesë të mushkërisë së bardhë, gjithashtu ky pati lëndime edhe në pjesën e stomakut. Në mushkërinë e zezë kolegët e kirurgjisëabddominale intervenuan edhe nësanimin e këtij lëndimi dhe një predhë në këmbën e djathtë, kolegët traumatolog e mënjanuan predhën dhe e bënësanimin e plagëve dhe fiksimin e ashtit”, deklaroi Nexhati Jakupi – Drejtor i Klinikës për Kirurgji Torokale dhe Vaskulare.
I plagosuri tjetër T.A. 24, është në gjendje stabile pas operacionit që i është bërë në zonën e palcës kurrizore.Për këtë njoftoi Drejtori i spitalit të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, LubenArsenkov.
“Dje, rreth mesnatës, në klinikën tonë u shtrua një pacient për shkak të një plage me armë zjarri, lëndimi ishte në zonën e palcës kurrizore, menjëherë pas pranimit është operuar dhe tani gjendjen e ka stabile”, u shpreh Luben Arsenkov – Drejtor i Spitalit të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.
Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se mbrëmjen e djeshme kanë kryer kontroll në të ashtuquajturën Rruga e Plastikave, dhe së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, janë duke punuar për kapjen e autorëve.
