Vrasje në Prishtinë! Një burrë privon nga jeta 63-vjeçaren

TË FUNDIT

Një grua 63 vjeçare është vrarë sot rreth orës 04:40 në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi për portalin rtv21.tv se i dyshuari për vrasjen është dorëzuar në polici.

“Rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit”, tha Borovci.

Ai po ashtu bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeçare, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media