Vrasje në Prishtinë, dyshohet për tre të vdekur

TË FUNDIT

Dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona

Policia e Kosovës njoftoi se sot rreth orës 13:20 ka marrë informacionin për një vdekje të dyshimtë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje.”, konfirmoi Ahmeti.

Njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin./21Media