Vr’asja e liderit të Hamasit, mblidhet OKB: Paqja nuk sigurohet me…

TË FUNDIT

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara ka thirrur mbledhje urgjente pas vrasjes së udhëheqësit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Ambasadori amerikan në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Robert Wood, kërkoi që të shqyrtohen masa shtesë për ta mbajtur Iranin përgjegjës për veprimet e Hezbollahut dhe Hamasit.

Wood tha se nuk ka asnjë dyshim se Hezbollahu është përgjegjës për sulmin me raketa në Golan, ku vdiqën 12 të rinj.

Ndërsa, përfaqësuesja e Britanisë së Madhe, Barbara Woodward, teksa ka folur për përshkallëzimin e vazhdueshëm, tha se Britania “beson se ka ende kohë dhe hapësirë për një zgjidhje diplomatike”.

“Përshkallëzimi dhe një cikël dhune pa fund nuk është në interesin e askujt”, tha ajo, shkruan BBC.

Ajo kërkoi vetëpërmbajtje të menjëhershme dhe paralajmëroi se Irani po destabilizon rajonin duke përdorur Hezbollahun.

“Paqja afatgjatë nuk do të sigurohet me bomba dhe plumba”, tha ajo.

Kurse, ambasadori kinez në Këshillin e Sigurimit, Fu Cong  tha se Kina e kundërshton dhe e dënon fuqishëm vrasjen.

Ai tha se mjetet ushtarake nuk ofrojnë “zgjidhje” dhe “do të çojnë vetëm në një krizë më të madhe”.