“Kjo është zona në të cilën gjatë natës së mbrëmshme u gjet trupi i pa jetë i 42-vjeçarit A.B nga qyteti i Tetovës. Ai dyshohet se u vra me një plumb në kokë, ndërsa edhe gjatë ditës së sotme vazhdon të hetimi ku po kërkohen gjurmë të tjera”.
Trupi i pa jetë i 42-vjeçarit u gjet nga banorët e zonës të cilët e kanë parë një veturë të parkuar me 42-vjeçarin brenda të vrarë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë organet kompetente, ndërsa sipas prokurorisë së Tetovës tashmë policia ka marr udhëzime për të vepruar që të zbardhet në tërësi rasti.
“Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, janë dhënë disa udhëzime dhe urdhra me qëllim zbulimin e kryerësve, për shkak të dyshimeve se vdekja është rezultat i një vepre penale. Është dhënë urdhër për autopsi, urdhër për tërheqjen e automjetit dhe gjurmëve të tjera nga vendngjarja që do t’i nënshtrohen ekspertizës, urdhër për sigurimin e incizimeve nga kamerat e vëzhgimit, si dhe prova të tjera. Po veprohet sipas urdhrave”, thotë Prokuroria Themelore.
Për të ndjerin, një ditë më parë familja kishte raportuar se është zhdukur. Burime të TV21 thonë se policia ka dy pista në të cilat por kryen hetime për t’i gjetur autorët.
