Votuan të sëmurët dhe të pafuqishmit! Shtipi dhe Pllasnica zgjedhin kryetarët e komunave me mandat prej 9 muajve

TË FUNDIT

Vanço Berkov, teknolog rëntgeni është i përfshirë në përballjen me korona virusin, por këtë herë maskën, skafanderin, vezirin dhe dorezat i ka veshur si kryetar i Bordit zgjedhor i cili u mundëson pacientëve me Kovid të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

 “Jam kryetar i bordit zgjedhor që duhet të kryejnë votimin e pacientëve me Kovid në shtëpitë e tyre. Duke pasur parasysh edhe përvojën tonë në përditshmëri, gjithçka do të kalojë mirë”, tha Vanço Berkov – Kryetar i Bordit Zgjedhor.

Në Shtip nga 489 persona aktiv me Kovid-19, për të votuar janë paraqitur 12 persona dhe të gjithë  e kanë realizuar të drejtën e tyre për të votuar.

Për votim nëpër burgjet e Maqedonisë janë paraqitur 67 votues nga Shtipi dhe një nga komuna e Pllashnicës. Sot votuan edhe personat e sëmurë dhe të pafuqishmit.

 “Në shtëpitë e tyre të drejtën e votës do ta realizojnë 142 votues që janë paraqitur si persona të sëmurë apo të pafuqishëm, edhe atë 66 votues në Shtip dhe 76 në komunën e Pllashnicës. Sot po zhvillohet votimi në një qendre për përkujdesje jashtë familjare ku janë 2 votues nga komuna e Shtipit”, thonë nga KSHZ.

Nesër është dita kryesore e votimit. Nga Komisioni komunal zgjedhore thonë se gjithçka është gati.

 “Mund të them se dezinfektimi kryhet para fillimit dhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, andaj ne respektojmë protokollet mjekësore dhe pajisjet mbrojtëse, vezirët, maskat, dorezat prej gome, mjetet për dezinfektim, janë ata që duhen. Mbetet vetë qytetarët të dalin dhe të realizojnë të drejtën e tyre për votim”, u shpreh Senka Andreva – kryetare e KKZ-Shtip.

Në komunën e Shtipit ka 41 777 persona me të drejtë vote, ndërsa qytetarët do të mund të votojnë për një prej 5 kandidatëve. Në komunën e Pllasnicës të drejtë vote kanë 4 954 persona, ndërsa ata mund të votojnë për njërin nga dy kandidatët.

Nëse ka rreth të dytë të votimit, zgjedhjet do të mbahen më 27 dhjetor, katër ditë para Vitit të Ri.