Voton Lumir Abdixhiku: Qytetarët të zgjedhin për zhvillim e stabilitet

TË FUNDIT

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se është ditë e mirë pasi sipas tij vendimmarrja i kthehet qytetarit.

“Qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, për stabilitet, për të ardhme euroatlantike të Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka shoqëruar këto vite”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se shpreson që gjithçka të fitojë mirë dhe në fund të fitojë populli i Kosovës.