Me të qeshura po i kujtojnë vitet e dyzeta, kur këta dy të moshuar kishin votuar për herë të parë. Atëherë Vlladimiri dhe Lubenka thonë se është votuar me topa që kanë qenë me ngjyra të ndryshme.
“Auh, po më kujtohet… ishte kur duhej të vendosej se a do të bëhej Jugosllavia shtet komunist apo mbretëri, siç ishte më parë. Më kujtohet se votohej me disa topa, ishin të bardhë dhe nuk e di çfarë ngjyre. Kishte dy kuti dhe duhej t’i vendosim në njërën ose tjetrën kuti, varësisht për çfarë doje”, u shpreh Vlladimir Andonov.
Nuk e dinë sa herë kanë votuar deri tani, por për herë të parë po votojnë në pandemi. Sot votën po e japin nga Shtëpia e pleqve, ku banojnë tashmë dy vjet dhe porosisin qytetarët që pavarësisht moshës të dalin dhe të votojnë.
“Nuk mund t’i numëroj, edhe në Jugosllavi edhe këtu, kemi votuar. Ne jemi të moshuar dhe e kemi respektuar rendin. Unë gjithnjë kam votuar dhe do të vazhdoj të votojë, cili është më i fortë le të fitojë”, tha Lubenka Svetkovska.
“Thjeshtë sepse është obligim qytetar, nuk kemi çfarë shtojmë këtu. Është obligim qytetar që të shprehet mendimi i qytetarit se si duhet të udhëhiqet shteti”, theksoi Vlladimir Andonov.
Në shtëpinë e pleqve “Terzieva” banojnë rreth 70 të moshuar, e sot votuan vetëm 20 prej tyre. Nga Këshilli komunal zgjedhor thonë se disave u kishte skaduar afati i dokumenteve për identifikim e disa nuk shprehën interesim. Përndryshe votimi u zhvillua në oborr, duke u respektuar pasat mbrojtëse.
“Votimi në shtëpinë e pleqve “Meri Terzieva” ka nisur në 7:00, ajanë paraqitur gjithsej 28 e deri tani kanë votuar 19, votimi do të përfundoj kur të mbarojnë të gjithë së votuar. Kishte edhe një person të pafuqishëm i cili nuk mund të dilte nga dhoma dhe ne i gjithë këshilli zgjedhor u futëm brenda, që t’i mundësojmë të votojë”, deklaroi Sashko Urdarevski nga KKZ “Çuçer Sandevë”.
Të moshuar nëpër shtëpitë e pleqve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, votojnë në ditën e dytë. Nga KSHZ informojnë së sot janë paraqitur për të votuar 357 të moshuar nga 17 shtëpi të pleqve.
