Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Dibër në vendvotimin 0543 po votohet për herë të tretë. Kjo për shkak se më 31 tetor, kur të gjitha komunat e tjera votuan për rrethin e dytë, në Dibër u rivotua në një vendvotim u votua për rrethin e parë. Por, edhe rivotimit asnjëri nga kandidatët nuk arriti të sigurojë përqindjen e kërkuar për tu bërë kryetar i Komunës së Dibrës. Qytetarët tregojnë se sa e lodhshme është të votosh kaq shumë herë.
“Normalisht që është e vështirë, paraqet edhe frustrim nga qytetarët mirëpo e rëndësishme është që vot
imi ka shkuar siç duhet në bazë të rregullave dhe pa problematika edhe momentalisht vijon pa probleme. Dalja në këtë vendvotim ka qenë deri më tani 328 votues nga 778 të regjistruar. Siç duket dalja është e njëjte momentalisht deri në ora 14”, theksoi Argëtim Muqa, kryetar i vendvotimit 0543.
“Nuk e kemi pasur të vështirë, presim të jenë përfundimtare, të ketë jetë më të mirë, të jetë siç duhet”
“Ishte pak e vështirë por çdo gjë kalohet. Nuk presim ndonjë ndryshim të madh, por ishalla do të ketë ndonjë ndryshim se mjaft e kemi 20 vite kemi vuajtur”
