“Vota juaj është investim për të ardhmen” – Bujar Osmani: Pak ditë larg vendimit që do të përcaktojë të ardhmen e fëmijëve tanë

TË FUNDIT

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani tha se kanë mbetur edhe pak ditë që qytetarët të vendosin mes integrimit ose izolimit dhe shtoi se vota e tyre është një investim për të ardhmen, transmeton TV21.

“Kanë mbetur edhe pak ditë para vendimit të madh, para vendimit që do të përcaktojë të ardhmen e fëmijëve tanë. Për disa ditë ju do të vendosni se a jemi për integrimin apo jemi për izolimin. Për disa ditë ju do të vendosni a jemi për bashkëjetesë, a jemi për supremaci monoetnike përjashtuese. Ky është vendimi që ju me dorën tuaj duhet ta merrni. Voto juaj nuk është vetëm zgjedhje e njëhershme, është një investim për të ardhmen, është një investim që do të ndërtojë një mur karshi këtij nacionalizmi hakmarrës që për disa ditë dëshiron të instalohet në vendin tonë”, tha Osmani.