Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen në një intervistë për gazetën ditore austriake “Kurir” deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të ketë sukses me shantazhet me energjense dhe theksoi se askush në Evropë nuk do të ngrijë këtë dimër.
Putini që nga fillimi i luftës në Ukrainë po bën përpjekje ta shantazhojë dhe ndajë Evropën me dërgesat e energjenseve, sqaron Fon der Lajen në intervistë.
“Ai përsëri do të përjetojë mossukses”, theksoi ajo, duke shtuar se plani për kursim i Komisionit Evropian përmban “rrjet mbrojtës për të gjitha anëtaret”.
Von der Layen theksoi se askush në Evropë nuk do të ngrijë këtë dimër.
Me propozimin e Komisionit për uljen e konsumit të gazit për 15 për qind nga 1 gushti deri më 31 mars, shpjegon ajo në një intervistën për “Kurir”, është e mundur të kalohet dimri i sigurt edhe në rast të ndërprerjes së plotë të furnizimeve nga Rusia.
Kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë, ajo theksoi se “marrëdhënie normale me Putinin është e paimagjinueshme”.
“Rusia është një nga pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurisë së KB-së, megjithatë, Putini filloi një luftë barbare. Ajo shkelje e rendit tonë të paqes është e rëndë”, theksoi ajo.
Von der Layen theksoi se KE po ndjek me shqetësim pasojat e çmimeve të larta të energjisë dhe shton se ka një sërë kundërmasash të mundshme në dispozicion.
Ajo e hedhë poshtë mundësinë për suspendimin e mbështetjes së BE-së për Ukrainën.
“Në Ukrainë kjo nuk është asgjë më pak se ruajtja e arkitekturës evropiane të paqes,” shpjegoi ajo.
