Von der Lajen: BE merr dy miliardë vaksina

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian do të marrë rreth dy miliardë doza vaksina kundër koronavirusit, bëri të ditur sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Lajen.

Gjatë lidhjes video konferenciale me kancelarin gjerman Sebastijan Kurc, ajo tha se kjo do të thotë se me këtë sasi do të mund të vaksinohen 700 milionë persona dhe shtoi se kjo nënkupton edhe qytetarë të Ballkani Perëndimor dhe Afrikës.

Austria, shtoi ajo, do të marrë dy për qind nga numri i përgjithshëm i vaksinave të  porositura nga BE-ja.

Kurci i shprehu falënderim Fon der Lajenit për përkushtimin në krizën me koronavirusin.

Fon der Lajen tha se të vaksinuarit e rinj me siguri do të mund të fillojnë në dhjetor.

Kurci shfaqi shpresë se grupi i parë i qytetarëve në Australi do ta marrin vaksinën në janar, duke përkujtuar se ky do të jetë personeli mjekësor, edukatorët dhe personat e moshuar, si dhe grupet e rrezikuara.