VMRO-DPMNE kërkon që urgjentisht kreu i LSDM-së Dimitar Kovaçevski të vendos për njërin nga 2 propozimet të i paraqiti Hrisitjan Mickoski për vazhdimin e negociatave, në lidhje me ndryshimet kushtetuese.
“Bazike për vazhdimin e bisedimeve më e rëndësishmja tani është që Kovaçevski në vend të manipulimeve, menjëherë të dal në opinion dhe të tregojë cili propozim i VMRO-DPMNE-së është i pranueshëm.”- deklaroi Naum Stoillkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Nga ana tjetër duket se Kovaçevski punën e ka marrë më shtruar. Ai vazhdimisht përshëndet vendimin e Mickoskit, kreut të VMRO-DPMNE-së për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese.
“Tani krejt papritur, me një deklaratë, në një konferencë shtypi, kjo nuk vlen. Papritmas nuk është problem që pjesë të popullit bullgar të hyjnë në Kushtetutë. Me një deklaratë janë të pranueshme ndryshimet kushtetuese, pranohet pjesëmarrja në Qeveri me LSDM-në dhe partitë tjera. JO u bë PO. Sepse PO-ja është gjithmonë më e fortë se JO-ja.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski.
BDI edhe pas mbledhjes së djeshme të kryesisë qendrore konfirmoi se është e gatshme të mbështesë një qeveri pa BDI-në, nëse sic tha Osmani, kjo do të mundësojë ndryshimet kushtetuese.
“Kryesia duke u thirrur në nevojën konsensuale të njerëzve për jetë më të mirë, për standard më të mirë jetësor, për të ardhme më të sigurt dhe për të ardhme evropiane, ri konfirmoi edhe njëherë njëzëri se BDI është i gatshëm të vendos BE para çdo interesi tjetër partiak, politik apo të qeverisë. Prandaj mbështesim fuqishëm këtë qëndrim se jemi të gatshëm të mbështesim qeverinë ku nuk do të jetë BDI nëse kjo do të mundësojë që përpara formimit të kësaj qeverie të kemi ndryshimet kushtetuese të cilat do të hyjnë në fuqi.”- deklaroi Bujar Osmani – zëdhënës I BDI-së.
Ndryshe para disa ditëve kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sqaroi se procedura për ndeysgimet kushtetuese zgjatë rreth 4 muaj e gjysmë. E këtë përllogaritje e bazoi edhe nga përvoja e mëparshme e për ndryshimit e emrit kushtetues të vendit. Sipas Xhaferit momenti kritik do të jetë para mbylljes së procesit të skriningut që është fundi nëntorit.
