VMRO-DPMNE ka fituar më shumë mandate për kryetar komunash, gjithsej 21, duke llogaritur edhe kandidaten e pavarur të Qytetit të Shkupit. Në dy raundet e zgjedhjeve VMRO-DPMNE morri gjithsej 42 komuna.
Ndër komunat kryesore janë:
Manastir, Brvenicë,
Vasilevë, Vevçanë,
Gjevgjeli, Demir Hisar,
Zelenikovë, Ohër,
Radovish, Resnjë,
Makedonska Kamenica, Konçe
Koçan, Kratovë,
Llozovë, Makendonski Brod
Novo Sellë, Pehçevë
Rankovcë dhe Çeshinovë Obleshevë
LSDM në rrethin e dytë morri 7 komuna. Nga të dy raundet e zgjedhjeve ka gjithsej 16 kryetarë komunash.
Demir Kapi, Probishtip
Rosoman, Staro Nagoriçan,
Qendër, Çashkë,
Çuçer Sandevë
BDI gjithsej fitoi 10 komuna. Dje fituan në 7 komuna, ndërsa në rrethine parë morën Likovën, Sarajin dhe Pllasnicën.
Haraçina, Bogovinën,
Dollnen, Kërcovë
Strugë,Tearcën
Çair
Lëvizja Besa mori dy komuna edhe atë Tetovën dhe komunën e Zhelinës. Aleanca për Shqiptarët/Alternativa për dallim nga rrethi i parë që nuk fituan asnjë komunë, dje morën Vrapcishtin, dhe Gostivarin, ndërsa janë në epërsi në Dibër, por atje do të ketë rreth të dytë. PDSH ka fituar vetëm një komunë, atë të Studeniçanit me Azem Sadikun. Karposhin e fiton partia e GROM me Stevçe Jakimovski. Ndërsa Kumanovën edhe për 4 vite do ta udhëheq kandidat i pavarur ka fituar Maksim Dimitrievski.
