VMRO-DPMNE: Qeveria sot merr hua edhe 42 milionë euro

TË FUNDIT

“Sot përmes në ankandi të caktuar të bonove të thesarit Qeveria e Zaevit do t’i ngarkojë me borxh qytetarët edhe për 42 milionë euro dedikuar për kthimin e borxheve të vjetra, derisa në të njëjtën kohë për shpenzim joproduktiv dhe furnizim të automjeteve të reja zyrtare mbi  8 milionë euro.

Qeveria pa mëshirë i ngarkon qytetarët dhe në vend që paratë të shkojnë për ndihmën e të papunëve dhe biznesit ata janë dedikuar për kartela të cilat janë pjesë e përpjekjes së Zaevit  të blejë një ditë të kalojë në politikë.

Nuk ka asgjë nga masa e paralajmëruar e qeverisë për fundjavë pa TVSH, ndërsa në fakt nuk ka ndihmë për ekonominë. Një Muaj pas kartelës pagesore populli megjithatë do të jetë i uritur, ndërsa 100.000 do të jetojnë me 50 denarë në ditë.

Ndihma e njëfishtë dhe borxhi nuk janë zgjidhje, sepse pushteti nuk gjeneron rritje të ekonomisë. Në Maqedoni sot kemi mbi 40 mijë të papunë, rënie historike e BPV-së prej 12,7% dhe ulje të pagave edhe atë vetëm për 6 muaj krizë. Edhe pse u shpenzuan 1 miliardë euro rritje nuk ka, nuk ka efekt për amortizim,  përkundrazi shteti fundoset.

Zaevi, LSDM dhe mafia në pushtet nuk janë zgjidhje për problemin, ata janë problemi.

Krimi, mafia edhe qeveria që është e njëjtë në Maqedoni duhet të bjerë.” – Qendra për Komunikime e VMRO-DPMNE-së