Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, thotë se në pranverë 2023 do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të cilat, sipas tij, VMRO do të fitonte 61 mandate deputetësh, mjaftueshëm që të mos mund të shatntazhohet gjatë formimit të qeverisë. Në emisionin “360 gradë” tregoi edhe se kë do të donte VMRO-DPMNE-ja ta kishte partnerin e ardhshëm qeverisës nga blloku shqiptar.
Nëse pyesni a do të formojmë Qeveri ose jo, absolutisht mendoj se do të formojmë Qeveri sepse mendoj se VMRO-DPMNE vetë do të marrë mbi 61 deputetë. Në lidhje me atë nëse do të ftojmë partner në Qeveri ose jo, kjo është krejtësisht çështje tjerët për çka mund të bisedojmë pas përfundimit të zgjedhjeve. Nëse flasim për çështje dëshirash, do të kishim dashur të bashkëpunojmë me opozitën aktuale shqiptare”, tha Aleksandar Nikollovski, nënkryetar VMRO-DPMNE.
Ndaj paralajmërimeve të Nikollovskit për zgjedhje të parakohshme reagoi kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili tha se zgjedhje do të ketë në vitin 2024 dhe se në ato zgjedhje do të ndodhë e njëjta gjë që ndodhi edhe në komunën Mavrovë-Rostushë, kur VMRO-DPMNE-ja në mënyrë katastrofike i humbi zgjedhjet.
“VMRO-DPMNE-ja ka mundur të tregojë çka mund të bëjë, sepse ka fituar mbi 50 komuna në shtet para vetëm një viti dhe shohim se menaxhon në mënyrë katastrofike me ato komuna. Ashtu siç për 11 vjet e shpëtuan vendin nga lëvizja e një milimetri në integrimin europian, nga mos pasja e një investimi të madh në sektorin energjetik, të njëjtën gjë konfirmojnë tani që janë pikërisht e njëjta parti, me të njëjtën mënyrë menaxhimi në qytetin e Shkupit. Njëmbëdhjetë vjet, siç ishte shteti i bllokuar nën qeverisjen e VMRO-DPMNE-së, ashtu tani Shkupi për një vit të plotë është i bllokuar nën qeverisjen e VMRO-DPMNE-së”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri siguron se së pari do të kemi zgjedhje presidenciale dhe më pas edhe parlamentare.
