VMRO-DPMNE paralajmëroi protestë të re për nesër, Misajllovski: Goce Dellçev është linja jonë e kuqe

TË FUNDIT

Nënkryetari i VMRO-DPMNE, Vllado Misajllovski për nesër pasdite paralajmëroi edhe një protestë, protesta e tretë nga partia e tij. Dy protestat e para ishin kundër rritjes së rrymës, ndërsa protesta e nesërme është për Goce Dellçevin. Siç thotë Misajllovski, Goce Dellçev është një nga personazhet më të ndritura në bazë të postulateve të të cilit bazohet shteti bashkëkohorë maqedonas. Akuzoi Zaevin se me Bullgarinë po tregton me emrin e Dellçevit, me ekzistencën e tij, ndërsa vetë kjo, siç thotë Misajllovski, paraqet tregtim me ekzistimin e popullit maqedonas.

 “Nuk ka asnjë lëvizje në rrugën drejt BE. BE mbetet një premtim i parealizuar i Zoran Zaevit dhe pushtetit të tij. Nuk dëgjuam ide, e as plan. Të rikujtojmë, kjo Qeveri është e gatshme të heq dorë nga gjithçka vetëm që të shpëtojnë dhe për të shpëtuar disa karriera të personave që e udhëheqin”, tha Vllado Misajllovski – nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.