Opozitarja VMRO-DPMNE në një komunikat me shkrim lëshuar mediave potencojnë se në Bashkimin Evropian nuk shkohet me administratë të partizuar dhe nepotizëm të masave enorme. Nga VMRO-DPMNE gjithashtu thonë se derisa Zaev të jetë kryeministër Maqedonia nuk dë të merr date për bisedime me Bashkimin Evropian.
“Zaev duhet të di se në BE nuk shkohet me administratë të partizuar dhe nepotizëm të masave enorme. Në BE nuk shkohet me një sistem shëndetësor të shkatërruar dhe një arsimim që është në gjendje të mjerueshme. Në BE nuk shkohet me një borxh publik i cili për një vit u rrit për mbi gjysmë miliard euro. Në BE nuk shkohet me tender të cilët i fitojnë vetëm të dëgjuarit e partisë, në BE nuk shkohet me reket të bizneseve dhe plaçkitje të qytetarëve. Gjithnjë derisa Zaevi të jetë kryeministër Maqedonia nuk do të merr datë për bisedime me BE-në”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.
