Partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, nëpërmjet një kumtese për media thonë se Qeveria e re e udhëhequr nga Zaev nuk ka asgjë të re për të ofruar dhe vetëm do të vazhdojnë me krimin dhe korrupsionin.
-Zoran Zaev tregoi se nuk ka asgjë të re për të ofruar. Tregoi vetëm se periudhën e ardhshme LSDM do të vazhdojë në të njëjtën rrugë, rrugën e krimit, korrupsionit dhe reketimit me të njëjtat kuadro kalimtarë.
Njerëzit që e futën në borxh shtetin dhe mundësuan fitime milionëshe për kompanitë e Zaevit, njerëzit që lanë mijëra në rrugë, dështuan bankat dhe realizuan plaçkitje masive nuk mund të jenë e ardhmja e Maqedonisë.
Zaevi vetëm do ta forcojë krimin. Spasovski, i cili është ministri më i pasuksesshëm në MPB, do ta udhëheq përsëri këtë ministri, si dhe Shekerinska dhe Filipçe, këta janë njerëzit që nuk mund ta çojnë vendin përpara, vetëm prapa.
Boçvarski, i cili i shpërndante tenderët e babait të tij përderisa ishte kryetar komune, tani do të ketë mundësinë ta bëjë këtë përmes Ministrisë së Transportit. Shahpaska do t’i punësojë të afërmit e saj, Mariçiq do ta degëzojë klanin në gjyqësor.
Artan Grubi dhe Bujar Osmani, të cilët e quajtën LSDM-në një parti të tenderit dhe se nuk do t’a falnin Zaevin për fyerjet ndaj BDI-së, e përulën përsëri kokën dhe u ulën në mënyrë paqësore.
Maqedonia mori një qeveri që është një komunitet interesant i dy partive, përkatësisht dy personave dhe dëshira për fitim të disave,- thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
