LSDM-ja po i frenon bisedimet dhe po dëshiron që ato të mos kenë sukses. Qëllimi i sjelljes së këtillë është të përmirësohet rejtingu, deklaroi Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE’ja para Klubit të Deputetëve. Milloshoski akuzoi se opozita po dëshiron të hyjë në Qeveri, ashtu që do t’u mundësojë autorizime më të mëdha ministrit të punëve të brendshme dhe atij të për punë dhe politikë sociale që duhet t’i propozojë.
“LSDM-ja tha se qëllimi i tyre nuk është të sundojnë me VMRO-DPMNE-në, po si duket aty ku duhet të vendosen duan të zbatojnë politikë sundimi që nuk do t’i respektojë parashkresat ligjore që po i propozojmë. Për këtë arsye porosisim LSDM-në të mos i ndryshojë aq shpesh qëndrimet politike për të cilat më herët jemi marrë vesh”, tha Antonio Milloshoski.
Është shumë e dukshme kush është jokonstruktiv në gjithë këtë periudhë dhe pse nuk ka përgjigje. Po bisedojmë për propozime që janë pjesë ekskluzive e Marrëveshjes së Përzhinos. Nuk po kërkojmë asgjë që nuk është në marrëveshje, por nuk pajtohemi me asgjë që është më pak nga ajo, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski.
“Nuk është miratuar ligji për Qeverinë me çka edhe një herë Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja po tregojnë frikë nga zgjedhja e ministrit të pavarur të punëve të brendshme, zgjedhja e ministrit të punës dhe politikës sociale bashkë me zëvendësministrat, sepse në këtë mënyrë konsiderojnë se mund t’i fshehin të gjitha punët e këqija që janë bërë në këto resorë”, u shpreh Oliver Spasovski
Spasovski tha edhe se ekipi i prokurores publike speciale nuk është zgjedhur deri në fund me ç’gjë po thyhet edhe ligji për prokurore publike speciale. Fajin për humbje eventuale të rekomandimit për fillim të bisedimeve me BE-në të dy partitë po ia hedhin njëra-tjetrës. Ndryshe, VMRO-DPMNE në Klubin e Deputetëve këtë mëngjes kishte takim veçmas me ndërmjetësin Piter Vanhoute, pas drekës u takua me Zaevin, kurse deri në fund të ditës pritet të takohet me liderët e të gjitha partive.
