VMRO-DPMNE kërkon përgjigje nga Zaevi, i kujt është furgoni ku u gjet droga?

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE përsëri ka kërkuar përgjigje nga firma Zaevi nëse fugoni me të cilin është bartur droga është i kompanisë së tyre dhe nëse burgosuri Aleksandar Ushilkovski a është shofer i Trajçe Zaev.

Në përgjigjen e tij Zaev tha se as i burgosuri e dhe as automjeti nuk kanë lidhje me firmat e Zaev.

 “Trajce Zaev nga Dubai demantoi se Ushilkovski nuk ka qenë i punësuar në asnjë prej firmave të tyre. Në vend të kësaj, Trajce Zaev duhet të tregoje se Ulishovski a është shofer i tij apo jo.

Pas kësaj thotë, kombi ku është gjetur drogë nuk ka qenë në pronësi të Zaevi. Askush nuk e tha se ka qenë në pronësi të Zaevi. Ne pyetëm dhe përsëri pyesim, kombi me regjistrim grek, a është e ndonjërës prej firmave partnere të Trajce dhe Boban Zaevi?”, tha Dimçe Arsovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

 “Djali i axhës tim dje kishte koment publik dhe gjithsesi unë bisedova me atë. Aleksandar, nuk e di se si e kishte mbiemrin, nuk është i punësuar në firmat dhe, as automjeti i cili ka regjistrim grek nuk ka asnjë lidhje me firmat e Zaevi. Ligji vlen për të gjithë. Mund të ishte shoqëruar me djalin e axhës tim sa të kishte dashur apo komandanti i SPB-së në Prilep të jetë me Zaev, Spasovski, të fotografohet…”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.