VMRO-DPMNE-ja kërkon përgjigje nga familja Zaev, ata mohojnë se kanë lidhje me drogë

TË FUNDIT

A janë të lidhur drejtpërdrejt Trajçe dhe Boban Zaev me drogën e sekuestruar në Plletvar, pyet opozitarja VMRO-DPMNE.

“Marihuana e sekuestruar në vlerë prej 800 mijë eurove të cilën e ka transportuar vozitësi i Trajçe Zaev, Ushillkovski, ai i cili siç e dini në mes të “Rekordit” parkohen me Trajçe Zaev-in me Maybach-un më të ri, përderisa shefi i tij shkonte në shopping, si dhe komandanti stacionit policor në Prilep, Kire Çipsi Spirkoski, i cili është kuadër i rëndësishëm i LSDM, Oliver Spasovski dhe Zoran Zaev”, deklaroi Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE-ja.

Pas akuzave u prononcua edhe Trajçe Zaev i cili tha se furgoni nuk ka lidhje me kompanitë Zaevi, duke shtuar se ai është në udhëtim zyrtar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Furgoni i përmendur në aksionin policor të MPB, nuk është në pronësi të kompanisë së Zaevi. Asnjë nga të arrestuarit nuk është i punësuar në asnjë kompani të Zaevi. Unë jam në udhëtim zyrtar nga 23 marsi në Emiratet e Bashkuara Arabe, me qëllim zgjerimit të punës së kompanive tona, hapjes së tregjeve të reja për prodhimet tona maqedonase dhe fitimit të partnerëve të ri për bashkëpunim”, shkroi Trajçe Zaevi.

Naro karavani me drogë Në vlerë prej 800 mijë eurove është ndaluar në Plletvar pasi që disa muaj janë ndjekur nga MPB dhe shërbimi amerikan për luftë kundër drogës.

Siç mësuam, marihuana është marrë nga këto dy fabrika për prodhim të kanabisit medicinal dhe është dashur të shitet në fshatin Radibor, që të përfundojë në narko-tregun në Greqi.