VMRO-DPMNE-ja përmes një kumtese ka reaguar në lidhje me krizën ekonomike në ven. Nga kjo parti akuzojnë pushtetin se kanë rritur inflacionin në nivel që nuk është parë në 30 vitet e fundit.
“Inflacioni në Maqedoni ka dalë jashtë kontrollit për shkak të paaftësisë së qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së. Ka inflacion rekord dyshifror prej 10.5%, siç nuk ka pasur në 30 vitet e fundit në vend. Ndërsa çmimet e ushqimeve bazë rriten jashtëzakonisht nga 10 deri në 50%, çmimi i naftës dhe i energjisë elektrike u ngjit në tavan, pagat e qytetarëve mbetën të njëjta”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
