VMRO-DPMNE heq Gruevskin si Kryetar nderi, partia në kërkim të demokracisë së brendshme

Must Read

A ka mundësi që të mbyllen çerdhet përsëri? Ka prindër që i kanë regjistruar fëmijët, por nuk i sjellin

https://youtu.be/S4vRRkF4J4U Nëse përkeqësohet gjendja epidemiologjike, çerdhet mund të mbyllen përsëri. Drejtori i...

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit,...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar...
- Advertisement -

Dy vendime kyçe solli mbrëmë Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së. E autorizoi kryetarin Hristijan Mickoski të bisedojë për formimin e shumicës parlamentare për të krijuar qeverinë e re. Po ashtu solli vendim për të ndryshuar statutin e partisë, në drejtim të, siç tha kryetari i Komisionit statutar Pançe Toshkovski, demokratizim më të madh të partisë si dhe për t’i dhënë më shumë kompetenca anëtarësisë dhe organeve të DPMNE-së.

 “Risi janë llogaridhënia për vlerat evropiane, sjellja e drejtpërdrejtë e kryetarëve të komiteteve komunale dhe udhëheqëseve të komiteteve komunale nga ana e anëtarësisë, zgjedhje demokrate e zyrtarëve të ardhshëm shtetërorë, kandidatëve për kryetarë komunash nga ana e bazave partiake, sjelljen e organeve dhe trupave të rinj në parti si dhe kufizim të së drejtës për rizgjedhje të kryetarit të partisë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të partisë”, tha Pançe Toshkovski nga Komisioni Statutar i VMRO-DPMNE-së.

- Advertisement -

Këto ndryshime janë mirëpritur nga pjesëtarët aktual të DPMNE-së, ndërsa shihen me pesimizëm nga anëtarët e dikurshëm. Deputeti i rizgjedhur Antonio Milloshovski ka shkruar se plotësimi i statutit paraqet modernizim dhe hap domethënës për demokracinë e brendshme partiake.

 “Kufizimi i mandatit të kryetarit të partisë dhe kryetarëve të komiteteve komunale është hap i ri domethënës, me të cilin për herë të parë udhëheqja e tanishme e VMRO-DPMNE-së bën të qartë se jetëgjatësia e funksionit të partisë nuk është një qëllim për vetveten, por se partia ka burime të mjaftueshme për freskime të rregullta të kuadrove”, u shpreh Antonio Milloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

- Advertisement -

Deputetja dhe ish-anëtarja e DPMNE-së, Nola Ismajlovska-Starova, ndryshmet statutare të bëra pas zgjedhjeve i sheh si paralajmërim për ndryshime pozitive në parti, por edhe si të vonuara.

 “Do të kontribuonin fuqishëm në kthimin e fuqisë tek anëtarësia por mendoj se momenti do të ishte para se të vendosen kryetarët e rinj të Komiteteve Komunale, dhe edhe më e rëndësishme të zgjidheshin kandidatët për listat e deputetëve”, theksoi Nola Ismajlovska-Starova, deputete e pavarur VMRO-DPMNE.

- Advertisement -

Ndryshimet e reja të statutit të VMRO-DPMNE-së parashohin që më të mos ketë “kryetar nderi”. Me këtë as Nikolla Gruevski nuk do ta ketë më këtë titull. Por a mund të lexohet ky si distancim i partisë nga Gruevski?

 “Për mua kjo duket sikur të kërkohet faji në diçka që ka ndodhur në të kaluarën për gabimet e veta. Nuk mund ta akuzojmë udhëheqësinë e kaluar, as Nikolla Gruevskin për humbjen e 150 mijë votave në këto zgjedhje, sepse në këto zgjedhje të tjerë politikanë e bënë programin”, deklaroi Nola Ismajlovska-Starova, deputete e pavarur VMRO-DPMNE.

Ismajlovska-Starova thotë se do të ishte mirë që Mickoski të mbajë fjalën e dhënë se do të dorëhiqet nëse nuk fiton zgjedhjet. Ajo po ashtu thotë se dëshiron që DPMNE-së t’i hiqet etiketa e nacionalizmit.

Starova nuk është e para që kërkon mbajtjen e përgjegjësisë dhe tërheqjen e Mickoskit. Këtë gjë dje e kërkoi edhe deputetja Emilija Aleksandrova. Ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, dikur figurë kyçe e partisë, ka deklaruar se Mickoski duhet ta lëshojë partinë nëse nuk arrin të formojë qeverinë. Ish-zyrtari dhe ish-ministri i DPMNE-së Nikolla Todorov, në një kolumnë ka rikujtuar zgjedhjet e 2016-tës, duke thënë se edhe atëherë, njëjtë si në këto zgjedhje rezultati ka qenë i ngushtë, e deri sa i prisnin të njëjtat, si ai, po ashtu edhe Gruevski e kanë ditur se po të merrnin qoftë edhe një votë më pak, do të dorëhiqeshin.

- Advertisement -

A ka mundësi që të mbyllen çerdhet përsëri? Ka prindër që i kanë regjistruar fëmijët, por nuk i sjellin

https://youtu.be/S4vRRkF4J4U Nëse përkeqësohet gjendja epidemiologjike, çerdhet mund të mbyllen përsëri. Drejtori i Shtëpisë së shëndetit Shkup, Viktor...

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit, ekipi tetovar do të jetë...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar se do të suvencionohen pagat...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan me grupin e tifozëve “Komitët”...

Ndotësit do të kapen me dron, nga 18 xhirime, kapet një ndotës

https://youtu.be/IMbCRan-vnM Patrulla ekologjike, me dron fluturon disa herë në javë për të kontrolluar se kush ndotë dhe...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -