.
Si është e mundur që automjeti të kalojë i pakontrolluar në lokacionin më të sigurt në Maqedoni, e ndoshta edhe në rajon për shkak të përgatitjeve të Këshillit të OSBE-së, pyeti sot partia opozitare VMRO-DPMNE.
“Publikisht e pyesim ministrin Spasovski nëse automjeti është regjistruar në kamera para datës 27 nëntor, gjegjësisht më 24 nëntor në ora 6:30 në hyrje të Shkupit në afërsi të Maxharit në urën te Agroservis? A është regjistruar automjeti nga kamerat e qytetit të sigurt në të njëjtin vend të nesërmen, më 25 nëntor në orën 21:15? Më në fund, a është vërejtur automjeti në kamera ditën fatale të 27 nëntorit në orën 7:42 të mëngjesit në afërsi të Aleksandar Palas dhe Zllokuqani dhe si është e mundur që ai automjet të kalojë i pakontrolluar në lokacionin më të siguruar në Maqedoni në atë moment dhe ndoshta në rajon për shkak të përgatitjeve të Këshillit të OSBE-së.”- deklaroi Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE
Nga LSDM-ja u përgjigjën se opozitarja VMRO-DPMNE-ja vazhdimisht po i minon hetimet.
“Kovaçki është manipulues i njohur, disa herë u kap se si po përhap lajme të rrejshme, herën e fundit për samitin e OSBE-së. Si duket, përpjekjet për manipulim, minim të hetimit, dëshirë të prishur për abuzim të rastit me vdekjen e Vanjës, janë për shkak të takimeve të Mickoskit me Paleskin për të cilat po heshtet. Opinioni e di shumë mirë se qëndrimet radikale të Paleskit ishit instrumenti i DPMNE-së dhe ndihmuesit të tyre.”- pohoi Darko Kaevski, LSDM.
Profesori Goran Kallajxhiev reagon në rrjetet sociale se një numër i madh i qytetarëve, siç thotë ai, edhe pse është një krim i madh, publikisht shprehin inat dhe mllef ndaj të dyshuarve për vrasjen e Vanjës.
“Sado i tmerrshëm të jetë krimi, jo më pak shqetësuese janë reagimet e qeverisë dhe opinionit. Nuk e dija sa njerëz mizorë ka rreth nesh, për të cilëve pikëllimi u është justifikim për frikën, mllefin dhe gjakmarrjen që derdhin përreth. Jetojmë në një formë moderne të një komuniteti primitiv në nivel qytetërimi që nuk ka kuptim për kushtetutë dhe ligje dhe pastaj nuk na pranon Europë… Oda e Avokatëve duhet të rishqyrtojë se çfarë avokatësh janë ata që janë ndër të parët që shkelin ligjet dhe bëjnë thirrje për linçim.”- komentoi Gordan Kallajxhiev, Profesor.
I dyshuari kryesor për vrasjen e nxënëses Vanja dhe pensionistit Zhezhovski është Lupço Palevski. Ai u arrestua në Turqi dhe Prokuroria Publike, pas një procedure të shpejtë, u dërgoi një kërkesë autoriteteve turke për ekstradimin e tij në vend. Për ndihmë është akuzuar edhe Stefan Dimkovski, i cili me veturë e ka çuar të dyshuarin kryesor nga Beogradi në Balikesir të Turqisë. Dimkovski u arrestua gjatë kalimit të kufirit greko-maqedonas.
Katër të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen tashmë janë në paraburgim, babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, si dhe Vllatko Keshishov, Velibor Manevski dhe Bore Videvski, këta të dyshuar në këtë rast do të përfaqësohen nga një avokat i caktuar sipas detyrës zyrtare.
