VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në se po bën një prej vjedhjeve më të turpshme dhe brutale të pronës shtetërore njësoj sikur në vitet e 90-ta, kur u privatizuan mbi 600 kompani. Bëhet fjalë për SHA Sllavia, e cila duhet të blihet, sipas tyre, dy ditë para Vitit të Ri, me çmim ekstrem të ulët, 4285 aksione me çmim prej 51 eurove për një aksion.
“Po përgatiten që ta shesin SHA Sllavia, përkatësisht ta blej dikush me “aminin” e tyre për çmim të turpshëm. SHA Sllavia ka vlerë prej mbi 20 milion euro me gjithë pronat e objekteve të saja. Pushteti i LSDM, pushtetit i kryeministrit Zaev, dëshiron ta shes gjithë pronën dhe tokën për 218 535 euro. 4285 aksione me çmim prej 51 eurove”, tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.
Sipas drejtorit të Agjencisë për pronë të konfiskuar kjo nuk është e vërtetë. Vlera e kompanisë nuk është mbi 20 milionë euro. Siç thotë ai, vlera është rreth 200 mijë euro sipas vlerësimit nga vitit 2012 kur në pushtet ishte VMRO-DPMNE. Tani vlera është shumë më e vogël. 70% e SHA Sllavija, sipas tij, është shitur që në kohën e VMRO-DPMNE.
“Prona e SHA Sllavija është shitur në pjesë dhe në mënyrë sekrete. Theksoj pjesë-pjesë dhe në mënyrë sekrete, me çmime më të ulëta sesa vlera e vërtetë. Për dallim nga tani, gjithçka është publike dhe transparente dhe opinioni mund ta shohë këtë”, tha Faton Asani, drejtor i APK.
Asani thotë se në vend me aksione në Bursë, prona është shitur pjesë-pjesë pas dyerve të mbyllura. Bëhet fjalë për më shumë se dhjetëra duqane dhe lokale në Shkup dhe në githë vend. Sot këto hapësira janë në pronësi të Tineksit dhe kompanive të tjera, shtoi Asani. Sipas tij vetë Qeveria e VMRO-DPMNE ka paraqitur borxh të Sllavija-së prej 17 milion eurove, që sot në brifng me gazetarët të thonë se ai borxh është 5 milion.
