VMRO-DPMNE: Aktvendim nën presion të publikut! Mbetet për t’u parë çfarë marrëveshjesh ka mes Zaevit dhe Mijallkovit

TË FUNDIT

VMRO-DPMNE-ja doli me reagim lidhur me aktvendimin që u soll sot për rastin “Target-Fortesa”. Dafina Stojanoska, deputete dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të partisë, thotë se mbetet për t’u parë se çfarë marrëveshjesh ka mes Zaevit dhe Mijallkovit.


“Ky aktvendim është sjellë nën trysninë e ashpër të opinionit publik, opozitës dhe faktorit ndërkombëtar. Kjo është arsyeja edhe për dështimin e fazës së parë të marrëveshjes Zaev-Mijallkov, e cila paraqet shuplakë ndaj drejtësisë, edhe pse ka indikacione se është e mundur që Gjykata e Apelit të vendosë ndryshe, ku dihet se Zaevi ka ndikim të fortë. Procedura ankimimi do të zgjasë një vit e gjysmë, prandaj ky vendim për të cilin pushteti po nxeh euforinë sillet që të fshihen marrëveshjet që bëhen prapaskenës. Është e ndershme të thuhet se ky vendim ende nuk është i plotfuqishëm”, tha Dafina Stojanoska – anëtare e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.