Princi saudit i ka kërkuar Trumpit uljen e tensioneve me Iranin

TË FUNDIT

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë së cilës i ka bërë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme, ka njoftuar të dielën agjencia shtetërore e lajmeve e Arabisë Saudite. 

Më herët, burime i kanë thënë CNN-it se gjatë bisedës, Princi i Kurorës kishte shprehur shqetësimin lidhur me planet amerikane për të goditur Iranin.

Princi i Kurorës “theksoi nevojën për t’i dhënë përparësi dialogut me qëllim uljen e tensioneve, si dhe rëndësinë e bërjes së çdo përpjekjeje të mundshme për të arritur qetësi, e cila do t’i hapte rrugën zgjidhjeve diplomatike”, ka njoftuar Agjencia Saudite e Lajmeve.

CNN ka raportuar se Trumpi kishte biseduar me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite të shtunën, sipas katër personave të njohur me çështjen dhe një burimi rajonal. 

Disa persona të informuar mbi situatën kanë thënë se, gjatë bisedës, Princi i Kurorës kishte ngritur shqetësime lidhur me planet për sulme të mundshme ndaj Iranit.

Ndërkohë, Trump i ka anuluar sulmet, duke përmendur përparimin në bisedime.