VMRO akuzon se Policia ka keqtrajtuar qytetarë! LSDM distancohet, MPB ka filluar hetim të brendshëm

TË FUNDIT

Partia opozitare, VMRO-DPMNE, sot akuzoi se nëpunësit policorë të Zaevit dhe Spasovskit kanë dakorduar keqtrajtim të qytetarëve në fushatën zgjedhore. Thonë se është krijuar grup në Viber përmes së cilit janë organizuar dhe kanë kryer presion.

“Grup prej mbi 40 nëpunësve policor, është koordinuar në aplikacionin Viber, është grupi i quajtur XXX, sipas asaj që deri më tani kemi identifikuar, ka edhe shefa policie, komandantë policie dhe policë në rolin e kryerësve partiak. Për zgjedhje është dakorduar ndjekje, keqtrajtim dhe kryerjen e presionit ndaj njerëzve të VMRO-DPMNE”, Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE.

Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, thotë se kanë shumë prova, të cilat i janë dorëzuar bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë që të hapë hetim.

“Po, kemi shumë prova të tilla të cilat i janë dorëzuar bashkësisë ndërkombëtare, i bëj thirrje edhe Prokurorisë që të dal me hetim dhe ai hetim të arrijë kulmin me padi penale, për shkak se aty ka më shumë se 40 nëpunës policorë që janë të afërt me partinë në pushtet, LSDM, po e shihni se çfarë retorike ka aty, e shihni se çfarë fjalori kanë ata njerëz që duhet të jenë shembull në mjediset ku funksionojnë. Për fat të keq ata, nga ajo që lexova, nuk janë shembull në komunë dhe shkaktuan turbulenca flagrante në stomakun tim dhe ndjenjë neverie”, deklaroi Mickoski.

LSDM distancohet duke shtuar se partia e tyre udhëheq komunikim të sinqertë dhe të hapur me qytetarët.

“Ajo kohë ka përfunduar para katër vjetëve, ajo është koha e VMRO-DPMNE ku qytetarët tani janë të mbrojtur përmes institucioneve dhe ambientit të përgjithshëm demokratik. Qytetarët që nga viti 2016 e këtej kanë votuar lirshëm, ndërsa të katër ciklet zgjedhore që atëherë e këndej, si dhe referendumi, janë vërtetuar plotësisht si të lira, të drejta dhe demokratike”, thanë nga LSDM.

Nga MPB i hedhin poshtë këto informacione dhe shtojnë se tashmë ka filluar hetim i brendshëm i cili duhet të konfirmojë faktet, duke shtuar se deri te ata nuk ka arritur denoncim për keqtrajtim nga ana e qytetarëve.

“Në opinion nuk është nxjerrë asnjë provë, e as që ajo është dakorduar, e as që MPB në ndonjë mënyrë është pjesë e operacionit të tillë, e as që në realitet ekziston. Informojmë opinionin se MPB nuk ka krijuar grup të tillë në Viber dhe se aktivitetet e MPB edhe në Prilep edhe në çdo qytet tjetër nuk janë koordinuar përmes grupeve të Viberit. Në të njëjtën kohë është bërë kontrolli i statistikës së automjeteve të dërguara në kontroll teknik, informojmë se atë dit në Prilep nuk është dërguar asnjë automobil në kontroll teknik, e as që është shqiptuar sanksion për shkelje në trafik, që tregon se veprimet e perënduara në fakt nuk kanë ndodhur”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në konferencën për media që u mbajt në selinë e VMRO-DPMNE-së, u prezantuan edhe fotografi si prova nga bisedat në grupin e krijuar në Viber.