“VLORA MARINA” nga vizioni në realitet! Punimet për njësitë e para përfundojnë në 2027

TË FUNDIT

Punimet për realizimin e projektit “Vlora Marina” kanë hyrë në një fazë të rëndësishme, duke shënuar hapa konkretë drejt përmbushjes së një prej investimeve më të rëndësishme në bregdetin shqiptar. Inxhinierja e projektit të “Vlora Marina”, Klaudia Jatagani, thotë se aktualisht, në disa prej nukleve të para, progresi i punimeve shkon deri ne 25% dhe me ritmin aktual, brenda vitit 2027 pritet të përfundojnë plotësisht punimet për njësitë e para të këtij projekti bregdetar në Jug të Shqipërisë.


“Paralelisht ekipi ynë është duke punuar për të zhvilluar LOT-et e reja të projektit duke siguruar për të kapur standardet më të larta të urbanistikës dhe inxhinierisë. Pavarësisht ritmeve të shpejta të ndërtimit ne jemi të vendosur për të mos negociuar me cilësinë e punimeve. Në këtë projekt, jemi duke aplikuar materialet më Premium dhe metodat më inovative të ndërtimit duke iu referuar standarteve Evropiane në mënyrë që të sigurojmë jetëgjatësi por edhe efikasitet maksimal”, tregon Klaudia Jatagani, Inxhiniere e projektit “Vlora Marina”

E vendosur në një lokacion kryesor të qytetit, shëtitorja e Vlora Marina shtrihet buzë detit dhe mund të konsiderohet si një nga më të gjatat, pasi nga lungomare lidhet me shëtitoren pranë pyllit të Sodës. “Vlora Marina” është një projekt modern që ndërtohet mbi një trashëgimi të pasur. Ky zhvillim inovator reflekton lidhjen e fortë me të kaluarën dhe vizionin për të ndërtuar rrugën drejt së ardhmes.

“Vlora Marina synon të vendos standard të ri jo vetëm në ndërtim por edhe në turizëm, duke i sjell qytetit të Vlorës një projekt, i cili do të ndryshoj pamjen urbane të qytetit dhe do të ketë një ndikim rajonal”, tha Klaudia Jatagani, Inxhiniere e projektit “Vlora Marina”

“Vlora Marina” është një zhvillim urban miks që përveç zonës rezidenciale me mbi 800 apartamente premium buzë detit, do të sjellë të parën marinë të klasit botëror në vend me kapacitet për ankorimin e mbi 400 yahteve dhe megajahteve si dhe hotelin e parë “Marriott” në bregdetin shqiptar, bashkë me 150 apartamente të brenduara. Ky zhvillim modern synon ta pozicionojë Vlorën shqiptare në hartën e destinacioneve kryesore të Mesdheut. Nëse po mendoni të investoni në një apartament luksoz pranë detit Jon, e keni mundësinë më të mirë ta bëni tani duke parë tregun dhe kërkesat e shumta për të.