VLEN uron Kurtin: Fitorja e madhe në Mitrovicë ka një domethënie të veçantë

TË FUNDIT

Nga koalicioni VLEN kanë uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin në zgjedhjet lokale në Kosovës, përcjell TV21. Nga ky koalicion i urojnë Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje suksese, siç thonë në “forcimin e shtetit, konsolidimin e institucioneve dhe thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar”.

“Përcjellim urimet më të sinqerta Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për rezultatin e jashtëzakonshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila doli fituese në 7 komuna në nivel shteti në zgjedhjet lokale të sapopërfunduara. Ky sukses madhor është dëshmi e besimit të palëkundur të qytetarëve të Kosovës në vizionin e qeverisjes së drejtë, të përgjegjshme dhe të ndershme që përfaqëson Vetëvendosje nën udhëheqjen e Kryeministrit Kurti. Fitorja e madhe në Mitrovicë ka një domethënie të veçantë, ajo simbolizon shtrirjen e plotë të sovranitetit të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e saj dhe afirmon përkushtimin e qytetarëve për të ardhmen euroatlantike të vendit”, thonë nga VLEN.