Nga VLEN kanë shprehur keqardhje pas plagosjes së Zekirija Shainit në Kumanovë, bartësin e listës së AKI-së për komunën e Likovës, përcjell TV21. Nga VLEN apelojnë deri tek organet e rendit që ta zbardhin sa më[ shpejtë rastin.
“Shprehim keqardhje të thellë për ngjarjen që ka ndodhur në Kumanovë, ku është plagosur dr. Zekirja Shaini. Ne si koalicion dënojmë çdo formë të dhunës dhe apelojmë për qetësi, maturi dhe respektim të institucioneve kompetente për hetimin e rastit. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë aktet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Apelojmë që organet e rendit të zbardhin sa më shpejt motivet dhe autorët e këtij akti, ndërsa bëjmë thirrje që raste të tilla të mos përdoren për qëllime politike”, thuhet në reagimin e VLEN.