VLEN mund të bëhet një parti pas zgjedhjeve lokale? Kasami: Duhet t’i motivojmë strukturat partiake deri në zgjedhje

TË FUNDIT

Koalicioni VLEN mund të shndërrohet në një parti pas zgjedhjeve lokale, vlerëson kryetari i lëvizjes Besa Bilall Kasami. Kjo për shkak se, siç vlerëson ai, bashkimi para zgjedhjeve mund të dëmtojë dhe dëmtojë strukturat aktuale të partive. Pas zgjedhjeve, siç shtoi, nëse VLEN del me rezultate të mira, bashkimi mund të bëhet me një kongres të përbashkët.

“Kushtet më të përshtatshme për të pasur një organizim të përbashkët apo një strukturë të përshtatshme politike do të jetë pas zgjedhjeve lokale kur edhe do të shohim si VLEN, si participant në këto koalicion ku jemi, si jemi dhe a kemi potencial të jemi bartës të proceseve të rëndësishme në Maqedoni. Në këtë fazë ka një koordinim të mirë me disa grupe koordinatave dhe besojmë se deri në zgjedhjet lokale do të jemi në këtë fazë dhe unë mendoj se deri në zgjedhjet lokale t’i motivojmë strukturat partiake, mos t’i shkrijmë, t’i motivojnë të jenë aktive në zgjedhjet lokale, besoj se do kemi një rezultat shumë pozitiv dhe do të kë krijohen kushtet me një kongres të përbashkët  të shkohen në homogjenizimin në një strukturë të vetme partiake”, tha Bilall Kasami.

Ditë më parë edhe Orhan Murtezani nga Alternativa, në DailyClick tregoi se koalicioni VLEN  tani për tani është duke funksionuar me disa organe të përbashkëta, ndërsa nuk mohoi mundësinë që të bëhen një parti.

“Deri më tani janë bërë disa hapa drejt unifikimit duke e bërë një trup koordinues të përbashkët, duke e bërë një zëdhënës të përbashkët, duke e bërë një media qendër të përbashkët, ky është një proces  që nuk mund ta parashohim me çfarë dinamike do të zhvillohet, me rëndësi është që të gjithë partitë në VLEN-it frymojnë dhe mendojnë si një dhe kjo e rritë shpresën tek elektorati që ky projekt të vazhdojë edhe më tutje. Mendoj se vazhdon kjo dinamikë siç është aktualisht nuk do të jetë problematike”, tha Orhan Murtezani.

Koalicioni VLEN përbëhen nga katër parti politike, ndërsa brenda saj ka edhe përfaqësues të Vetëvendosjes së Kosovës. Partitë janë Lëvizja Besa me kryetar Bilall Kasamin, Lëvizja Demokratike me Izet Mexhitin, Alternativa me Zeqirija Ibrahimin dhe Aleanca për Shqiptarët me Arben Taravarin. Kjo e fundit ka kontest të hapur për çështjen e partisë, pas fraksionit që ndodhi muaj më parë, kur një pjesë e mbështetën Ziadin Selën, e një pjesë u rreshtuan pasTravarit i cili iu bashkua LEN-it, e cila më pas u pagëzua si Koalicioni VLEN.