VK “Evzoni” për hyrje në Greqi do të mbyllet për udhëtarët dhe automjetet nga tetë orë në ditë deri më 15 gusht

TË FUNDIT

Për hyrje në Greqi në VK “Evzoni” prej sot deri më 15 gusht në periudhën nga ora 22:00 në mbrëmje deri në 06:00 të mëngjesit, nuk do të lëshohen udhëtarët dhe automjetet transportuese, ndërsa për dalje  komunikacioni do të zhvillohet në mënyrë normale dhe do të lëshohen të gjithë udhëtarët.

Siç kumtoi pasdite  Ministria e Punëve të Brendshme për ndryshimin e orarit të punës shërbimi kufitar grek në VK “Evzoni” e ka informuar  shërbimin tonë kufitar në VK “Bogorodicë”.

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton  qytetarët se deri te shërbimi kufitar i vendkalimit kufitar “Bogorodicë” nga ana e shërbimit kufitar grek  në vendkalimin kufitar “Evzoni” jemi të informuar se për hyrje në Republikën e Greqisë duke filluar prej sot 07.08 (e premte) në periudhën prej orës 22:00 deri në 06:00 (sipas kohës sonë) aspak nuk do të lëshohen udhëtarët, automjetet transportuese dhe automjetet motorike, ndërsa për dalje nga Republika e Greqisë, komunikacioni do të zhvillohet normalisht dhe do të lëshohen të gjithë udhëtarët, automjetet motorike dhe automjetet transportuese. Masa do të vlejë  deri në terminin e lartpërmendur më 15.08.2020 (e shtunë), kumtoi MPB.