Vjosa Osmani kërkon nga mërgata t’i përgjigjet regjistrimit të popullsisë

TË FUNDIT

U.d. e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Sipas komunikatës nga presidenca të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar raportet e mirë ndërfqinjësore dhe kanë shprehur përkushtimin që ato të avancohen edhe më tej.

Grubi ka uruar Osmani për suksesin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai e ka njoftuar Osmani për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut dhe ka potencuar rëndësinë e përfshirjes sa më të madhe të Mërgatës shqiptare.

Në këtë kontekst Osmani kë mbështetur këtë proces duke kërkuar nga Mërgata që t’i përgjigjet masivisht regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut.

Sipas saj, përtej aspektit statistikor, ky regjistrim do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave qytetare të shqiptarëve. Në takim u diskutua edhe për sfidat në menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe përpjekjeve të të dy shteteve për sigurimin e vaksinave anticovid.

U përmend se ndërmjet të të dy shteteve deri tashti ekzistojnë 19 draft marrëveshje, të cilat do të mund të shqyrtohen me krijimin e institucioneve të reja në Kosovë./21Media