Vjosa Osmani: Historia jonë po përsëritet te një popull tjetër

TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalën e saj para deputetëve të Kosovës gjatë seancës solemne për Epopenë e UÇK-së , duke përmendur sakrificën e Jasharëve, tha se historia e Kosvës po përsëritet në një vend tjetër duke iu atribuuar Ukrainës.

“ Fatkeqësisht sot kur po përkujtojmë këtë histori ajo sikur po përsëritet vetëm se te një popull tjetër, synime të ngjashme metoda të ngjashme ideologji e njëjtë.”, tha ndër tjerash Osmani.

Ajo tutje vlerësoi kontributin e familjes Jashari për lirinë e vendit.

“Vepra heroike e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari dhe sakrifica sublime e familjes së tij  është ngjarja sublime e cila ka vënë themelet e shtetit e do të mbesë gjithnjë në kujtesën e popullit shqiptar”, tha Osmani./21Media