Ndryshimet e Kodit penal do t’i kushtojnë shumë para buxhetit të shtetit, deklaroi në “Click Plus”, kryetarja e gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska. Shpjegoi se për shkak se lëndët po zhvillohen për vite me radhë, ndërsa disa prej tyre tani i pret fati i vjetërsimit e më këtë të akuzuarit mund të kërkojnë para për shpenzimet gjyqësore.
“Nëse është e vërtetë ajo që flitet në media se 80 persona do të lirohen, gjegjësisht do të konstatohet vjetërsimi, këto janë me të vërtetë shuma shumë të mëdha për buxhetin. Në këto lëndë për shkak se bëhet fjalë për lëndë të rënda, në disa lëndë ka edhe numër të madh të të akuzuarve, më shumë vepra penale janë të përfshira në këto lëndë dhe të akuzuarit shumë shpesh kanë nga 2 ose më shumë avokatë e këto më besoni se janë shpenzime shumë të mëdha”, tha Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Kacarska shprehet e habitur se si është e mundur që as opozita nuk i ndaloi ndryshimet në Kodin Penal.
“Nga aspekti i mënyrës se si u soll ky ligj, ndryshimet në Kodin penal, unë me të vërtetë isha e tronditur. Një ditë ishte debati para Komisionit, menjëherë u vendos në votim dhe aq më shumë u habita kur pash se as opozita nuk e bllokonte këtë ligj dhe për këtë thash se aty ku duan politikanët, aty ku merren vesh ose i konvenon aty nuk ka bllokadë. Por aty ku ata duan të bllokojnë, mund të bëjnë gjithçka madje edhe gjithë shtetin ta bllokojnë”, deklaroi Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Deri te gjykata Kushtetuese janë paraqitur dy nisma për ndryshimet në Kodin Penal për të cilat Kacarska tha se do të shqyrtohet kushtetutshmëria e ligjit.
Për ndryshimet në Kodin Penal ditë më parë kritikuan edhe nga Këshilli i Prokurorëve dhe nga Këshilli Gjyqësor për shkak se askush nuk i ka konsultuar ata për ndryshimet e bëra. Ata kritikuan edhe mënyrën jo transparente dhe shpejtësinë që u miratua ligji.