Vjen kërkesa e parë e Benitezit

TË FUNDIT

Trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez dëshiron që të përforcoj skuadrën para se të përfundoj afati kalimtar me 1 shtator.
Benitez beson se skuadra ka nevojë të përforcohet në dy pozita, në atë të mesfushës dhe sulmit.

“Rafa Benitez nuk është i kënaqur me ekipin dhe dëshiron të shtojë edhe një tjetër mesfushorë dhe sulmues”, shkruan Diaz, gazetar i Cope.

Kujtojmë se Real Madrid gjatë kësaj vere ka transferuar vetëm portierin Kiko Casilla dhe ka rikthyer në skuadër Casemiro, Lucas Vasquez dhe Denis Cheryshev.