Dy persona janë arrestuar dje në Ferizaj, pasi që kanë vjedhur dy pompa të benzinës.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njëri nga ata ishte shtetas i Kosovës, kurse tjetri shtetas i Shqipërisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa në një rast tjetër në Skenderaj, një punëtor në një pompë të derivateve ka raportuar se nga një klient ka pranuar një monedhë prej 100€ e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:10. Monedha është konfiskuar për ekzaminim. Rasti është duke u hetuar”, thonë nga Policia./21Media
