Vitin e kaluar janë bërë 866 ndërtime pa leje në shtet

TË FUNDIT

Në territorin e shtetit, vitin e kaluar janë regjistruar 866 objekte të ndërtuara pa leje, nga të cilët 160 për strehim, tregojnë të dhënat që i publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Analuza e statistikës sipas llojit të objektit, tregon se në mënyrë të paligjshme janë ndërtuar edhe 94 objekte të ndërtuara pa leje, sendërtime dhe adaptime, 55 objekte afariste, 64 garazhe, 196 rrethoja, 14 shkallë, 27 tarraca, 46 tarraca verore, 14 objekte të përkohshme dhe 104 objekte ndihmëse.

Numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje, 852 janë në pronësi private, ndërsa ka edhe 10 ndërtime pa leje në pronësi shtetërore.

Në kryeqytet janë regjistruar 153 ndërtime pa leje nga lloje të ndryshme, më shumë në Çair edhe atë 45, pastaj Gjorçe Petrov 39, Butel 37, Kisela Vodë 22, Shuto Orizarë 10. Në komunat tjera nëpër shtet, në Kavadar 85, Strumicë 73, Shtip 64, Ohër 59, Kumanovë 53, Strugë 46.

Në dhjetor të vitit të kaluar Qeveria miratoi Propozim ligj për legalizim dhe ai hyri në procedurë kuvendore, por nuk u votua, pasi u shpërnda Kuvendi për zgjedhjet e planifikuara të parakohshme parlamentare për shkak të pandemisë së Kovid-19. Me Ligjin është paraparë afat i ri për legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje për periudhën nga muaji mars i vitit 2011 deri në tetor të vitit të kaluar, gjegjësisht ndërtimet pa leje që nuk janë përfshirë me ligjin aktual. Përjashtim nga mundësia për legalizim ishin ndërtesat e ndërtuara pa leje, sendërtimet e ndërtesave, tarracat e zgjeruara, si dhe ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur në rajonin e Ohrit. Për legalizim është dashur të paguhet taksa komunale plus dënim prej 50 për qind nga vlera e taksave komunale.

Me Ligjin aktual për legalizim kanë mundur të legalizohen ndërtimet pa leje të ndërtuara deri në mars të vitit 2011, ndërsa në afatet që janë vazhduar në dy raste janë parashtruar 430 mijë kërkesa për legalizim. Janë legalizuar rreth 250 mijë ndërtime pa leje, ndërsa rreth 100 mijë ishin në procedurë./MIA