Viti shkollor, Fauci: Vaksinimi i fëmijëve është i nevojshëm

TË FUNDIT

Sipas ekspertit të sëmundjeve infektive, të gjithë fëmijët që do të rikthehen në shkolla duhet të vaksinohen kundër Covid, duke theksuar se përfitimet tejkalojnë rreziqet.

“Unë mendoj se vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve është një ide e mirë,” tha Biden, në një intervistë për CNN.

Fauci  tha gjithashtu se vaksinimi i fëmijëve për poliomielit, fruth, shyta, pneumoni dhe hepatit ka qenë i detyrueshëm për dekada të tëra. “Pra, nuk do të ishte e çuditshme që vaksinimi kundër Covid të bëhet i detyrueshëm,” tha ai.

Rastet e Covid -19 kanë shënuar rritje në Shtetet e Bashkuara  dhe sidomos midis fëmijëve ndërsa varianti Delta është përhapur kudo. FDA nuk ka miratuar ende një vaksinë kundër Covid për fëmijët nën 12 vjeç, por kohët e fundit ka miratuar vaksinën Pfizer për fëmijët mbi 16 vjeç.

Dr Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, tha se Pfizer do të paraqesë rezultatet e provave klinike gjatë muajve të  ardhshëm për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, por theksoi se mund të nevojiteshin muaj për të dhënë miratimin e plotë për vaksinimin e fëmijëve.

Disa prindër, megjithatë, janë aq të alarmuar nga përhapja e variantit Delta sa po u kërkojnë pediatërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre nën moshën 12 vjeç para se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave të miratojë vaksinën për këto grupmosha.