Viti i ri akademik nisi nën qiell të hapur! Studentët e UNT-së preferojnë ligjërata me prani fizike

TË FUNDIT

Nën qiell të hapur, me maska dhe distancë. Kështu u mbajt ligjërata e parë për studentët e arkitekturës dhe ndërtimtarisë në vitin e parë pranë Universitetit Nënë Tereza. Në duar i mbanin fletushkat në të cilat ishin shkruar protokollet të cilave duhet tu përmbahen. Ligjëratat do të jenë të kombinuara, disa lëndë do të mbahen online e disa me prani fizike.

“Ndryshimet dhe vendimet tona që lidhen me mënyrën se si do të mbahet mësimi , se si do të mbahen ushtrimet, të cilët ne në fillim i kemi përcaktuar dhe i keni në udhëzuesin tuaj, ne mund t’ju përshtatim me një dinamikë të caktuar në të ardhmen”, deklaroi Aziz Pollozhni.

Studentët të cilët i pyetëm thanë se dëshirojnë ligjëratat t’i dëgjojnë me prani fizike, pasi mënyra online nuk është efektive për ta përvetësuar mësimin ashtu siç duhet.

 “Më shumë mënyra fizike. Jo online. Se online është pak rëndë të kuptohet. Me prani fizike mundet më mirë”, deklaroi Driton Idrizi, student.

“Më duket më mirë fizike se koncentrohesh më shumë, koncentrimi është më i madh”, tha Djellza Idrizi, studente.

Ndryshe disa muaj me radhë u bë përgatitja për vitin e ri akademik. 

Nën masa dhe protokolle të veçanta u zhvilluan seancat e provimeve.