Viti 2021 nuk do të jetë i lehtë në plan ekonomik! Zaev: Në vitin 2020 realizuam atë që ua premtuan qytetarëve

TË FUNDIT

Në vitin 2020 e realizuam atë që ua premtuam qytetarëve. Buxheti për vitin e ardhshëm është i rëndësishëm, theksoi Zaevi, duke folur për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e përshpejtuar, e cila përbëhet nga 4 shtylla.


1. Rikuperimi ekonomik nga Covid-19,

2.Rritja e përshpejtuar, inkluzive dhe e qëndrueshme ekonomike,

3.Përfocimi i konkurrencës së sektorit privat,

4.Zhvillimi i resurseve njerëzore dhe mundësi të barabarta.

 “Në vitin 2021 siguruam qëndrueshmëri, racionalizim gjatë shpenzimit përmes optimizimit të harxhimeve të administratës publike, digjitalizim të shërbimeve publike, si dhe projekte precize me qëllim që të ballafaqohemi me epideminë në mënyrë efikase. Në mënyrë shtesë është siguruar edhe rezervë buxhetore për kohëzgjatjen e vazhduar të pandemisë”, tha Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Për vitin 2021 është projektuar edhe një komponentë zhvillimore, që do të thotë se Qeveria do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, energjetikën, gazifikimin, çerdhet, spitalet, shkollat, mjedisin jetësor, infrastrukturën komunale dhe në banesat sociale.

 “Një projekt kryesor kapital është Korridori 8, arteria kryesore të cilën Maqedoninë e Veriut e vendos në mënyrë infrastrukturore si një udhëkryq midis fqinjëve, i cili lidh Detin Adriatik dhe Detin e Zi. Investimet kapitale janë planifikuar në 23 miliardë denarë, 20% më të larta në krahasim me planin për vitin 2020”, potencoi kryeministri Zoran Zaev.

Ministri i Financave, Besimi, thotë se për politikat e mira të Qeverisë dëshmojnë edhe konstatimet e  Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe mbajtja e rejtingut kreditor të vendit.

 “Lidhur me atë nëse do të jetë e lehtë në periudhën e ardhshme të dalim nga kjo situatë në të cilën jemi tani me të gjitha politikat, më duhet ta them sinqerisht dhe hapur se as viti 2021 nuk do të jetë i lehtë nga aspekti i ekonomisë. Megjithatë, numrat që i treguam në vitin 2020 na inkurajojnë”, u shpreh Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

Sipas Qeverisë, viti i ardhshëm do të jetë vit i rimëkëmbjes dhe ringjalljes. Shtojnë se buxheti është i balancuar, i planifikuar dhe i përpiluar me përgjegjësi, me qëllim që t’u përgjigjet të gjitha sfidave.
Nga opozitarja VMRO-DPMNE, thonë se përmirësim i gjendjes ekonomike në Maqedoni ekziston vetëm në kokën e Zoran Zaevit. Sipas partisë, Buxheti për vitin 2021 është jozhvillimor.