Vitali Klitschko mesazh për shqiptarët: S’do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj

TË FUNDIT

“Nuk do ta harrojmë kurrë mbështetjen tuaj”. Kështu u shpreh kryebashkiaku i Kievit në një mesazh të transmetuar në manifestimin q ëpo mbahet në Tiranë për t’i solidarizuar me luftën. Vitali  Klitschko theksoi se e çmonte shumë këtë mbështetje nga qytetarët shqiptarë.

Të dashur qytetarë të Shqipërisë!

E dashur Tiranë!
I dashur miku dhe kolegu im, Erion!

Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.

E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!”, tha Klitschko.