Mbrojtësi i Përfaqësueses së Maqedonisë, Visar Musliu theksoi rëndësinë e disiplinës dhe bashkëpunimit në fushë, pasi ndeshja nuk do të jetë aspak e lehtë, sidomos kundër një kundërshtari si Belgjika.
“Nuk ka ndeshje të lehta, këtë e dimë që nga grumbullimi. Edhe pse mungon Lukaku, aty janë Openda, Batshuayi dhe të tjerët – ndoshta jo në nivelin e Lukakut, por janë lojtarë të nivelit të Ligës së Kampionëve. Duhet të reagojmë si ekip, përballë një prej sulmeve më të mira dhe lojtarëve ofanzivë shumë të rrezikshëm. Duhet të jemi të gjithë në nivel, ashtu siç ishim në Shkup, për të arritur objektivin,” – tha Musliu.