Visar Ganiu kandidat i BDI-së për mandatin e dytë në Çair? Flet Izet Mexhiti

TË FUNDIT

Ish-kryetari i Komunës së Çairit dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti vlerëson se kreu aktual i Çairit Visar Ganiu duhet të marr edhe një mandat. Mexhiti shton se Visar Ganiu ka treguar se din të menaxhojë me Komunën.

“Unë mendoj se z.Ganiu meriton të merr edhe një mandat për realizimin e objektivave dhe synimeve të tij. Ka dëshmuar që din të menaxhojë me Komunën, por mendoj se më e rëndësishme është hapja e debatit rreth këtyre që fola deri tash dhe në fund të debatit do të nxjerrën konkluzionet për më të mirën e BDI-së”, deklaroi Izet Mexhiti në emisionin 10 Minuta në TV21.