Vinicius merr një vendim të bujshëm pas sulmeve raciste ndaj tij

TË FUNDIT

Nuk shuhen polemika për fyerjet raciste ndaj Vinicius Junior, yllit të Real Madridit, i cili është kthyer në objektivin e preferuar të racistëve në stadiume të ndryshme të Ligës spanjolle. Mirëpo, pika e pakthimit është arritur në stadiumin ‘Mestalla’ në Valencia, ku lojtari ka reaguar ashpër duke tërhequr vëmendjen e botës për atë që ka ndodhur. Brazili bëri homazhe për lojtarin me një gjest emocionues.

Në profilin e tij në Instagram, vetë Vinicius publikoi statujën e famshme  të Krishtit në Rio de Zhaneiro të fikur për një orë, në orën 18:00 me kohën lokale, në shenjë solidariteti me të. Një iniciativë e krijuar nga drejtuesit e shenjtërores në bashkëpunim me federatën braziliane të futbollit dhe Observatorin për diskriminimin racor në futboll. “Një gjest që dëshiron të jetë simbol i luftës kolektive kundër racizmit, në solidaritet me Vinicius dhe të gjithë ata që vuajnë paragjykimet në botë”, sqarimi i promotorëve të raportuar nga gazeta ‘Globo’.