Vijon puna në kantierin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, Rama: Një nga projektet më të rëndësishëm në vend

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se vazhdon puna në kantierin e aksit rrugor Elbasan-Qafë-Thanë. Rama shkruan se ky aks rrugor është më i rëndësishmi në Shqipërië pasi që me intinerar Durrës-Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë do të bëhet lidhja e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe me Bullgarinë, përcjell TV21.

“I gjithë projekti Elbasan–Qafë Thanë 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës–Elbasan – Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej me lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, ka shkruar Edi Rama.