Filluan regjistrimet në shkollat e mesme, por për çfarë janë më të interesuar të rinjtë? Si në vitet e kaluara, edhe sivjet gjimnazi është një nga zgjedhjet e para për shumë të rinj. Menjëherë vijon arsimi profesional, por dy drejtime janë më pak interesante për nxënësit. Bëhet fjalë për industrinë e tekstilit dhe lëkurës. Por pse? Paga mesatare në këto dy fusha është 250 euro. Ndoshta pikërisht ky është një nga problemet kryesore. Por, duke filluar nga ky vit, shteti do të ndajë bursa për nxënësit që do të regjistrohen në këto dy drejtime. 40% e fabrikave të tekstilit ndodhen në pjesën lindore të vendit dhe kontribuojnë shumë për Bruto Prodhimit Vendor të vendit tonë. Por, edhe korona-kriza e bëri të veten.
Për dy drejtimet e lartpërmendura janë paraqitur vetëm 10 nxënës. Është ulur edhe numri i maturantëve, pikërisht shkaku i pandemisë dhe mësimit online, thonë nga shkollat e mesme. Por, problemi me mungesë të fuqisë punëtore në këto industri, tashmë është zhdukur, pasi shumë njerëz kërkonin punë gjatë pandemisë Covid-19. Por çfarë duan të mësojnë më shumë të rinjtë? Informatika. Por përqindja e të rinjve që e braktisin vendin mbetet e lartë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës solli edhe ndryshime të reja kur bëhet fjalë për arsimin e mesëm. Sivjet do të mësohet më pak teori, nxënësit do të kenë më shumë mësim praktik, gjegjësisht atë që do ta mësojmë në orë do të mund ta zbatojnë në mënyrë praktike në disa kompani. Shteti gjithashtu do të japë edhe bursa për t’i nxitur nxënësit që të regjistrohen në drejtimet për të cilat ka më pak interes.
Këtë vit shkollor për herë të parë vendosen 3.500 paralele duale. MASH do të japë nga 2.200 denarë për çdo nxënës që do të regjistrohet në drejtimet deficitare. Po cilat janë informacionet për momentin? Vijon konkursi i parë i MASH-it, në dispozicion për vitin e ardhshëm shkollor janë 109 shkolla të mesme, ka mbi 30.000 vende të lira dhe 912 paralele. Në shkollat profesionale do të pranohen pothuajse 20.000 nxënës në 604 paralele. Megjithatë, gjimnazi mbetet një nga zgjedhjet më interesante për nxënësit.
9.261 nxënës në 274 klasa. Interesante janë edhe të dhënat për drejtimin e artit, informatikës ose matematikës. Aty do të regjistrohen 1.200 nxënës në 35 paralele, kurse afati i parë i regjistrimit ishte më 14 dhe 15 të këtij muaji, kurse shans tjetër do të ketë më 23 dhe 24. Po në ç’mënyrë shkollat e mesme profesionale nga pjesa lindore i stimulojnë nxënësit e tyre t’i zgjedhin pikërisht këto drejtime jo aq popullore për ta vazhduar arsimin e tyre?
“Janë futur të gjitha risitë në zhvillimin teknologjik. Në pjesën e industrisë së konfeksionit janë shtuar lëndë për modelim dhe gradim kompjuterik dhe një pjesë e dizajnit kompjuterik të veshjeve me softuer të cilin në shkollën tonë e kemi tashmë një vit”, tha Katica Kostova – drejtoreshë e shkollës së mesme “Dimitar Mirasçiev” – Shtip.
